Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se “Kosova është një pikë qendrore e paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin”.

Ai në një intervistë për gazetën italiane “La Republica” ka theksuar se Beogradi “ka bërë shumë përpjekje, por Prishtina po minon dialogun”, dhe se sipas tij “autoritetet e Prishtinës nuk duan të arrijnë një kompromis”, transmeton Klan Kosova.

I pyetur se sa është e rrezikshme situata pas raportimeve mbi vendimin e Prishtinës për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë, e që më vonë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se janë lajme të rreme, Daçiq deklaroi se bëhet fjalë edhe “për një vendim tjetër të paarsyeshëm që anulon përpjekjet për të vazhduar dialogun që synon një marrëveshje politike”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme