Drejt SHBA-ve udhëtojnë Kryetari i PVD-ës dhe një herit Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbis          z. Shaip Kamberi, Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës Ardita Sinani, Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi, Kryetari I komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa. raporton rtvpresheva.com

Delegacioni I shqiptarëve nga Lugina do të ketë takime të nivelit të lartë në administratën amerikane ku do të bisedohet pozita e Luginës së Preshevës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe realizimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Kjo është vizita e tretë e delegacionit nga Lugina në SHBA dhe priten rezultate konkrete për shqiptarët e Luginës nga kjo vizitë.
Mësohet se kjo vizitë ndërlidhet drejtëpërdrejt me bisedimet Kosovë-Serbi dhe se për shqiptarët e Luginës priten lajme të mira.

Kujtojmë se përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevë, pas bojkotit institucional nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë ata po bojkotohen edhe nga administrate amerikane pasi që sikur se herave të më parshme edhe kësaj radhe janë politikanët e vetëm shqiptarë të cilët nuk janë ftuar fare për takime në SHBA.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme