Fake profilet dhe shkrimet e tyre po marrin permasa alarmuese.

Gjuha e urrejtjes e paraqitur ditëve të fundit ka eskaluar gjatë ditës së djeshme edhe me kërcënime të drejtpërdrejta dhe serioze me vrasjen e individëve.

“Bardhyl Demir Qazimi” gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe kryetarin e Këshillit Nacional edhe me likuidim fizik.

Përmes një postimi klandestin “Ai” paralajmëron dy udhëheqësit institucional për “atë që i pret”.

Këto pastime tejkalojnë luftën e thjeshtë politike dhe argatllëkun ndaj një partie, kjo lëkund fuqishëm sigurinë tonë individuale dhe kolektive dhe vlerat tona morale.
Tash e tutje kjo do të jetë punë për organet përgjegjëse të ndjekjes nga të cilat pritet intervenim i menjëhershëm.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme