Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në mënyrë simbolike uroi pushtetin lokal për Vitin e Ri 2021.

Para objektit të Komunës së Preshevës aktivistë të FR vendosën pako me mbishkrime të cilat në mënyrë satirike shënuan skandalet, korrupsionin dhe mashtrimet e pushtetit lokal.

Shpërfaqja e manipulimeve, korrupsionit, premtimeve të parealizuara po del të jetë e papërballueshme për pushtetin në ikje. Duke llogaritur moshën e aktivistëve, dikush nga komuna e Preshevës për të frikësuar ata, menjëherë ftoi edhe policinë në vend të ngjarjes, të cilët me sjellje të paprecedent përveç aktivistëve, identifikonin edhe kalimtarë të rastit që u interesuan të shohin këtë aktivitet.

Apn dhe kryetari i saj, të cilët thirren në emër të rinisë, tentuan të shantazhojnë edhe me polici pikërisht të rinjtë.

Forumi Rinor i PVD-së, aktivitetin e tyre nuk e ka ndalur as në rrethana edhe më të rënda, prandaj është e patolerueshme përdorimi i këtyre metodave shantazhuese.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme