Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka vazhduar publikimin e statistikave në lidhje me Covid19 në Preshevë edhe gjatë ditëve të vikendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga shtëpia shëndetit në lidhje me situatën shëndetësore në Preshevë, gjatë vikendit që lam pas, përmes testit të shpejtë janë testuar gjithsej 23 persona në Covid19.

Nga 23 të testuar me testin e shpejtë Elisa, katër persona gjatë vikendit ka rezultuar pozitiv, derisa nga 16 mostrat e dërguara më herët për analiza, në testin PCR ka rezultuar vetëm një pozitiv.

Gjatë vikendit që kaluam dy persona në gjendje të rëndë janë dërguar për të u trajtuar në spitalin e Surdulicës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme