Një person humb jeten, 19 lendohen në një aksident trafiku në gjilan.

Rreth 20 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit i cili ndodhi para një ore në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Para pak minutash ka ndodhur një aksident me fatalitet në qendër të Gjilanit, ku u përfshinë një kamion dhe dhjetëra persona.

Momentit kur shoferi i kamionit nuk mund të frenoj dhe shkakton aksidentin.

Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është bërë  me dij se përpos një personi që humbi jetë si pasojë e aksidenti, janë edhe 15 persona tjerë të lënduar.

Kjo është konfirmuar nga Dr.Ukshin Ismajli, i cili ka theksuar se përpos 15 të lënduarve të cilët po trajtohen në Gjilan, dy të tjerë në gjendje më të rëndë janë nisur për në QKUK-Prishtinë.

Duhet përkujtuar që në këtë aksident të përfshirë ishin një kamion, një traktor dhe shumë vetura.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme