Komuna e Bujanocit ka shpallë KONKURS për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studimet themelore dhe master për vitin akademik 2022/2023

Përmes një postimi në faqen zyrtare facebook, Komuna e Bujanocit ka njoftuar së është hap konkurs për ndihmë të njëhershme për studentët e territorit të Komunës së Bujanocit, që aktualisht ndjekin studimet themelore apo master.

Qëllimi i këtij konkursi është të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Sigurimi i kësaj mbështetje financiare për kostot e studimit do të sigurojë kushte më të mira për arsimim dhe trajnim të mëtejshëm.
Në këtë mënyrë krijohen kushte për rritjen e përqindjes së të rinjve të arsimuar në këto komuna. Bursat ofrojnë qasje në arsimin e lartë për të gjitha kategoritë e të rinjve, pavarësisht nga statusi socio-ekonomik.
Të drejtën e përdorimit të fondeve për bursa studentore kanë:
– të gjith ata të cilët kanë vendbanim të përhershëm në territorin e komunës së Bujanocit.

Të gjitha informatat e nevojshme lidhur me Konkursin për ndarjen e bursave të studentëve për vitin shkollor 2022/2023 mund ti merrni në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.

Konkursi 👇

Konkurs për ndihmë të njëhershme studentëve 2022-2023

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme