Komuna e Bujanocit ka përfituar grantin prej 200.000 dollarëve nga UNOPS-i përmes programit EUPROPLUS 2023.

Projekti në fjalë ka të bëjë me implementimin e projektit për lidhjet e jashtme të transfer stacionit, respektivisht ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, largpërçuesit dhe telekomunikacionit.

Vlera e këtyre ndërtimeve është 308.333,40 dollarë, ku UNOPS e financon me 200.000,00 dollarë, kurse pjesën tjetër prej 108.333,40 dollarëve do ta paguhet nga buxheti komunal.

Kjo është faza e dytë e projektit, i cili do të kontribuojë në avancimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave dhe ambient më të mirë për qytetarët tanë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme