Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa po qëndron për një vizit zyrëtare në Shqipëri ku u prit nga Ministrja e Arsimit Znj. Besa Shahini.

Kryetari Mustafa ka theksuar se sot me delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm më shumë se kënaqësinë të mirëpritemi nga Ministrja e Arsimit, znj. Besa Shahini.

Kryetari Mustafa ka njoftuarë Ministren Shahini për proceset e ngelura dhe për iniciativat e ndërmarra për të zgjidh çështje që me vite po rëndojnë mbi fëmijët dhe arsimin e Luginës së Preshevës.

Të inkurajuar nga gatishmëria e Ministres Shahini për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave të Luginës së Preshevë. Si dhe trajtimit të njohjes së Diplomave dhe ngritjeve profesionale të përfituara në Republikën e Shqipërisë.
Kryetari Mustafa ka falimenderuar znj. Shahini për përkushtimin dhe kujdesin e shtuar ndaj Luginës së Preshevës, përkatësisht mbështetjes përmes ndarjes së kuotave në programet akademike.

Gjithashtu, gjat takimit në fokus ishte shqyrtimi mundësisë që përmes një Marrëveshje bilaterale të mundshme të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë t’i jepet epilogu i përmbylljes së disa temave jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

KKSH është duke bërë përpjekje të intensifikuara për të koordinuar dhe avokuar një Marrëveshje mes ministrive përkatëse. Paraprakisht kemi realizuar disa takime edhe me Ministrin e Arsimit të Serbisë si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme