Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook, ka uruar fëmijët me rastin e “1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve”.

Znj.Sinani është shprehur se  uroj nga zemra çdo fëmijë në ditën ndërkombëtare të tyre!

Ëndërrat e fëmijëve për jetën arrijnë deri aty ku nuk arrin mendja e asnjë të rrituri. Dashuria e tyre është aq e madhe dhe e pakusht. Imagjinata atyre tejkalon çdo parashikim tonin.

Prandaj, jo vetëm sot, por çdo ditë, përkushtimi i institucioneve komunale, mësimdhënësve dhe tërë shoqërisë tonë ndaj fëmijëve duhet të jetë prioritet mbi çdo prioritet tjetër.

Le të japim secili në fushën e vet kontributin e duhur, që për fëmijët të jetë festë gjithë fëmijëria e tyre e jo vetëm 1 qershor, ka shkruar Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme