Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot ka filluar muaji i anëtarësimeve të reja dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor. Kurti, ka bërë me dije se 40 anëtare të rinj u shtuan në LVV, transmeton Indeksonline. Shkrimi i tij i plotë në Facebook: Sot filluam muajin e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që do të vazhdojë deri në 15 dhjetor, si fushatë për zgjerimin intensiv. Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes në Prishtinë. Zyra e Qendrës sonë në Prishtinë nuk i nxë kaq shumë veta, andaj bashkë me kryetarin e Qendrës, z. Arben Vitia, i mirëpritëm anëtarët e rinj në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s. Këto anëtarësime janë rezultat i punës së mirë të strukturave tona, sepse një aktivist i mirë është ai që afron shumë anëtarë të rinj. Like 0
Lufta tregtare SHBA-Kinë, tarifa 25% ndaj mallrave kineze prej 200 mld USD Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze, duke …