Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi. Në njoftimin për takimin me Vuçiqin, paralajmëroi një të tillë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë kësaj jave. “Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, emisari BE-së në Twitter. Lajçak është kritikuar në Prishtinë për “njëanshmëri” në raport me bisedimet Kosovë-Serbi. Një harta që kontestonte vijën ndarëse gjeografike mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor, e më pas mos përmendja e emrit ‘Kosovë’ në njoftimin e sllovakut për takimin me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, bën që ai të jetë “cak akuzash”. Lajçak ka pasur edhe pozitë në diplomacinë sllovake, njëri nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën. Like 0
Nesim Rexhepi emërohet ushtrues detyre i kryeshefiti të administratës komunale të Bujanocit Nasim Rexhepi emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të administratës komunale të Bujanocit Në mbledhjen …