Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar pas lajmit për vendosjen e mjeteve shpëthyse napër disa shkolla fillore në Luginën e Preshevës tha se është i shëmtuar dhe aq i tmerrshëm.

Ky është shkrimi i plotë i z.Mustafa

Lajmi për kërcënimin e shkollave në Luginën e Preshevës për vendosjen e bombave është sa i shëmtuar po aq tmerrshëm.

I habitur kam komunikuar me shkollat në gjuhën shqipe dhe kam mësuar se përmes postës elektronike janë paralajmëruar se në hapsirat shkollor janë vendosur mjete eksplozivi.

Shkollat i janë nënshtruar protokollit të evakuimit të mësimnxënësve dhe personelit shkollor dhe janë njoftuar organet e rendit që po kryejnë verifikimin.

Aktet e tilla janë qyqare e të papranueshme jo vetëm që shkaktojnë pasiguri kolektive por pasojat janë të shumta ndaj nxënësve, shkollave dhe shoqërisë në përgjithësi.

Shpresoj se hetuesia të zbardh rastin sa më shpejtë që është e mundur për të mos pezulluar në plotni mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme