Kopshti ilegal i kafiterisë është larguar nga qendra e Bujanocit pas një sër tentimesh dhe afatesh kohore të cilat inspekcioni komunal i kishte dhënë pronarëve të kafiterive.
Këtë kopsht ilegal e kanë larguar puntorët e komunalisë në bazë të vendimit të inspeksionit komunal me asistencë të policisë.
Largimi i këtij kopshti ilegal ishte kryer pa incidente, derisa inspeksioni i kishe dhënë dy herë afat kohor ta largoj vet pronari, të cilën ai nuk e kishte bërë.

Kryeshefi i departamentit të inspeksionit komunal Agim Rashiti, kishte njoftuar pronarin e kafiterisë para 1 jave se ekzekutimi është planifikuar për 26 Qershor me ndihmën e policisë dhe mekanizmit të “Komunalisë

Pronari i kafiterisë tjetër që kishte zaptuar hapësirën gjelbëruese në sheshin e qytetit kishte liruar vetë atë hapësirë duke larguar terrasën e improvizuar kohë më parë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme