Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, ka vënë në pranga një 34-vjeçar rus të kërkuar për terrorizëm. I arrestuari që do të ekstradohet drejt Rusisë është identifikuar si R. M., i lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë. Ky shtetas kishte shkuar si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, transmeton tch. Në Qershor të vitit 2013 i njëjti është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Like 0
Mustafi: S’mund të arrihet normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e trajtuar Luginën Përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar një deklaratë e cila përfshinë disa …