Kryeministri Avdullah Hoti nuk është i informuar për kërcënimin e Goran Rakiqit që sot nga Beogradi tha se nëse Kosova nuk e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit, atëherë Lista Serbe do të dalë nga koalicioni qeverisës.

Ai i ka thënë gazetarit të Klan Kosovës Besnik Tahiri se këtë “po e dëgjon prej tij”, por ka thënë me plot bindje se qeveria që ai e drejton nuk merr kërcënime nga askush.

“Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt, absolutisht askujt. Nuk punojmë nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë partnerët, përfshirë Listën Serbe. Për aq kohë sa i përmbahemi këtyre marrëveshjeve punojmë bashkë. Unë po kujdesem që të respektohen këto marrëveshje”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme