Parlamenti Republikan i Serbisë në Seancën e fundit  formoi Grupin Parlamentarë të Miqësisë me Republikën e Shqipërisë.

Grupin Parlamentarë e përbëjnë 12 Deputet Popullorë të Parlamentit serb, ndërsa Kryetarë i grupit u emërua Deputeti i vetëm Shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, ndërsa grupi përbëhet edhe nga 12 deputetë të tjerë: Dubravka Filipovski, Milimir Vujadinoviq, Radovan Jançiq, Mihailo Jokiq, Desanka Repac dhe Lubisha Stojimiroviq (SNS), Muamer Zukorliq), Predrag Jelenkoviq dhe Natasha Mihajloviq (SDPS), Dragan Jovanoviq (BS), Marjan Ristiçeviq (NSH) dhe Aleksandar Çotriq (SPO).

Së shpejti pritet që ky grup parlamentarë i miqësisë ta vizitoje Republikën e Shqipërisë në koordinim me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme