Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për KALLXO.com se BE-ja do të mbajë qëndrimin e njëjtë sikurse NATO karshi kësaj ushtrie. “Kuvendi i Kosovës miratoi sot një legjislacion mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ashtu si NATO, Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë qëndrimin se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së parë të përfunduar në Bruksel në prill 2013 dhe aranzhimet e saj të sigurisë”, ka thënë Kocijancic. Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj. Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve. Like 0
Ja si kryetari i komunës Shaip Kamberi i’a uron 8 Marsin puntoreve të administratës Sot në ditën ndërkombetare të gruas (8 Mars) të gjitha puntoreve të administratës ju …