Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Derisa kryeministri, Albin Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, ai është sharë dhe ofenduar nga deputetet e opozitës. Gjatë fjalimit të Kurtit, zëvendëskryeministri Bislimi largoi një fotografi ku shihet kryeministri me hund të madhe, ndërsa nga pamjet e kamerave shihet se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkonte drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur kryeministri Kurti e të cilit i hodhi ujë e më pas edhe Bislimit. Pas kësaj ka reaguar ministri Murati për të ndalë, e Bislimi e gjuan me një shishe Lushtakun. Në përleshje përfshihen edhe deputetë tjerë të PDK-së, ku nga pamjet shihet se Hajdar Beqa e godet ministrin Murati dhe shtynë ministren Haxhiu. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar që të ndërhyjë Policia e Kosovës. Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë për 30 minuta. Like 0
Pajisja e qytetarëve të Luginës me pasaportë kosovare – premtimi i dy partive në Kosovë Partitë politike tashmë janë duke bërë fushatën parazgjedhore para elektoratit të tyre. Derisa subjektet …