Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka organizuar sot në Bujanoc tryezën me temë “ Pakicat Nacionale në Luginë të Preshevës dhe të drejtat e tyre, (mos )implementimi i Planit Aksional nga Qeveria e Serbisë në kuadër të Kapitullit 23, Marrëveshja për inkuadrimin e Serbisë në BE “.

Pjesë e debatit në kuadër të tryezës ishin përfaqësues të pushteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë, Këshillit Nacional Shqiptar, Trupit Koordinues, OSBE-së, shoqatave të qytetarëve dhe medias.Me këtë rast u konstatua se ka ngecje në progresin e arritur në kuadër të sferave që parasheh Kapitulli 23, ku bëjnë pjesë reformat në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit dhe rrespektimi i të drejtave të njeriut.“

Plani aksional i qeverisë ka shumë mangësi në realizim dhe ne kemi paraqitur vërejtjet tona gjithnjë“, u shpreh kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar Ragmi Mustafa. Ai përmendi disa fusha ku shihet qartë diskriminimi ndaj shqiptarëve.

Edhe ktyetari i Bujanocit Shaip Kamberi pati një sërë vërejtjesh në dinamikën e përafrimit të Serbisë me BE-në. “ Gjendja është alarmante në përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, por edhe realizimi i të drejtave themelore, të cilat madje i garanton edhe vet Kushtetuta aktuale “, tha Kamberi.

Për gjendjen e pakicave shumë vërejtje paraqiti edhe përfaqësuesi i OJQ-së e cila merret me pozitën e romëve, Kenan Rashitoviq.“ Nuk jemi të kënaqur aspak me avancimin e pozitës dhe të drejtave të kësaj bashkësie etnike “, tha Rashitoviq.

Diskutuesit e tryezës  iu referuan edhe raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili në masë të madhe kritikon Serbinë për reformat dhe zbatimin e sundimit të ligjit.

Tryeza  është mbështetur nga ana e Ambasadës së Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit : “ Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme