Kryetari Mustafa ka theksuar se me kënaqësi ka pritur sot në takim e parë Shefin e ri të zyrës së OSBE-së për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z. Kiron Reis, të shoqëruar me shefin në largim, mikun Giacomo Bosisio.

Duke iu falënderuar z. Bosisio për bashkëpunimin dhe punën e shkëlqyer, i dëshirova mirëseardhjen në këtë mision z. Reid.

Theksova se bashkërisht kemi arritur suksese të mëdha në një kohë shumë të shkurtër. Realizimi I katalogut për transkriptimin e emrave më shpeshtë shqip; Planin strategjikë 2020-2025 si dhe bashkëpunimi intensiv për tekstet mësimore dhe çështjet tjera: bën që raportet e KKSH-ës dhe OSBE-së të jenë të një rëndësie të veçantë, për shqiptarët e Luginës.

Megjithatë, mbetet edhe shumë punë për të bërë. Ka shkruar Mustafa

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme