Senati rumun sot votoi me 95 vota në favor të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili edhe përshëndeti këtë vendim me një fjalë rasti.

“Edhe njëherë, Rumania e demonstroi përkushtimin e vet, miqësinë dhe mbështetjen ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përcaktimit të vet euroatlantik, duke mundësuar një koherencë dhe ardhmëri të përbashkët. Më lejoni që sinqerisht të falënderoj në emrin tim personal, në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të qytetarëve tanë, është nder që jeni miqtë dhe partnerët tanë të vërtetë”, deklaroi Xhaferi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme