Para 26 viteve shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pas përfundimit të sistemit një partiak tashmë ishin organizuar në subjekte politike dhe jo politike që shënon pluralizmin politik e shoqëror. Shqiptarët u organizuan rreth intelektualëve dhe të përndjekurve nga sistemi e që kishin vendosur për të vulosur fatin e kësaj treve përmes një referendumi edhe pse në kushte të represionit. Kurajo, guximi e urtësia do të ishin shprehja e gjithë atyre burrave dhe grave për të i dhënë drejtim historisë dhe për të pllakosur vizionin e shqiptarëve për gjeneratat që do të vinë- në referendum. Fjalor i gjuhës shqipe thotë që fjala “referendum” m.sh. nënkupton “Formë e shprehjes së mendimit të popullit për një çështje shoqërore me rëndësi të veçantë, duke bërë votimin e përgjithshëm”….
Organet e shteti kishin vënë në dispozicion të gjitha mjetet për të ndërprerë e pamundësuar shprehjen e mendimit të popullit përmes votimit e përkthyer si vullneti popullor në ishin për apo kundër “autonomisë territoriale me të drejtë të bashkimit me Kosovën”. E diskutuar nga tre opsione: Autonomi territoriale – politike, autonomi administrativo – kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën -vendosën këtë të fundit – Në Kuvendin e 16 Shkurt në Preshevë i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptarët e tri komunave: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Vullnetin e popullit nuk mund të ndal askush, mbi 46.000 votues, mbi 98 % e shqiptarëve miratuan këtë proces demokratik duke iu përgjigjur pozitivisht dhe si i tilli mbeti referencë për politikën, shoqërinë e gjeneratat që do të vinë.

Mirënjohje e thellë për gjithë ata burra e gra që morën mbi supe këtë përgjegjësi – ndryshe historia do të tallej me ne. Përkulje dhe falënderime të pafundme.

Edhe sot në përkujtim të këtyre ditëve të sakrificës e guximit intelektual politika mbështet në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, Marrëveshjen e Konçulit dhe Platformën Politike të 14 Janarit 2006 si të vetmet dokumente konsensusale të spektrit politik. Tek dokumenti i fundit në dispozitën përfundimtare thuhet se duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës te shprehur ne Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik- territorial- kushtetues, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.

P.S. Ata që nuk mbështeten në këto dokumente, Zoti i drejtoftë se nuk janë ka dinë çka po bëjnë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme