Nëpërmjet një shkrimi në facebook, anëtari i ekzekutivit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, i ka reagur ashpër kritikave të Arbër Pajazi, duke vlerësuar se“Sharlatanizmi nuk ka vend në KKSH”.

Rexhepi, ka sqaruar se kandidatj që ka marrë mendimin pozitiv a për drejtor të shkollës “9 Maji” në Leran, Albiona Ibrahimi – Rexhepi, ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, dhe si e tillë, ajo nuk është më, pjesë e KKSH-së.

Gjithashtu, Enkel Rexhepi, ka shkruar se: “KNSH nuk është institucion që jep Mendim kujt qysh i pëlqen, apo të vazhdojë me avazin e vjetër, siç ka ndodhur në mandatin e kaluar”.
“Jemi kundër keqpërdorimeve, siç kanë ndodhur në mandatin e kaluar me shkollën e Tërrnocit dhe Nasalcës, ku vetë z.Pajaziti ishte i përfshirë. Të fokusuar të japim frymë arsimit shqip në Luginë, e jo të merremi me analfabetizëm funksional” – ka shkruar Rexhepi.

Në vazhdim ju sjellim të plotë, reagimin e Enkel Rexhepit, anëtar i Këshillit ekzekutiv, ku ka bashkangjitur edhe dorëheqjen e Albiona Ibrahimi – Rexhepit:

Sharlatanizmi nuk ka vend në KNSH

Deklarata e këshilltarit të APN Arbër Pajaziti për shkollën fillore “9 Maji” në Leran është vetëm një demagogji e radhës. Në radhë të parë, është antiligjore që propozimi i një kandidati për drejtor të vijë nga zyra e kryetarit të Komunës së Preshevës. E dyta, personi në fjalë pas konstituimit, si këshilltar asnjëherë më nuk ka marrë pjesë në seancat e KNSH-së. Me këtë gjë, ai është i pa informuar se çka po ndodh në këtë institucion. E treta, ish këshilltarja Albiona Ibrahimi nuk është më pjesë e KNSH, pasi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. KNSH nuk është institucion që jep Mendim kujt qysh i pëlqen, apo të vazhdojë me avazin e vjetër, siç ka ndodhur në mandatin e kaluar. 
Jemi kundër keqpërdorimeve, siç kanë ndodhur në mandatin e kaluar me shkollën e Tërrnocit dhe Nasalcës, ku vetë z.Pajaziti ishte i përfshirë. 
Jemi të fokusuar të japim frymë arsimit shqip në Luginë, e jo të merremi me analfabetizëm funksional.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme