Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani ka shkruar se Parlamenti Europina kërkon hetim nga Serbia mbi çështjen e pazivizimit të adresave të shqiptarve që jetojnë në Serbi.

Këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian.

Në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës.

Në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane, ka shkruar znj.Sinani

Raportin mund ta lexoni në vegëzën: https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/A-9-

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme