Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual.

Ai në një intervistë për Standardin e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme