Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë do që qëndrojë në Bruksel më 8 janar të vitit 2019.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, në një konferencë për medie pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ahmeti ka thënë se me ta nuk do të udhëtojë presidenti Hashim Thaçi. “Thaçi nuk është pjesë e ekipit dialogues. Ai mund të shkojë në Bruksel kur të ftohet presidenti”, ka thënë Ahmeti.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme