Sot, në Luginën e Preshevës, popullata e saj kujton 26 vjetorin e Referendumit, të vitit 1992, kur më 1 dhe 2 mars të atij viti , shprehu vullnetin politik se në çfarë bashkësie do të jetojë në të ardhmen.

Megjithatë vazhdon të mbizotërojë qëndrimi se kemi të bëjmë me datë historike në të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës për herë të parë shprehën vullnetin e tyre politik lidhur me statusin e tyre të ardhshëm politiko-juridik pikërisht në vigjilie të shkatërrimit të ish Jugosllavisë, që u përcoll me luftëra të përgjakshme.

Referendumi, lufta çlirimtare dhe ndërkombëtarët sollën Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, më 2001, duke sensibilizuar çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës, por kjo në esencë nuk e zgjidhi problemin e shqiptarve  në Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme