Shefi i Z-Mobile, Blerim Devolli do të jap llogari nesër për herë të parë, për kontratën që e qoi në prag të falimentimit kompaninë publike, Telekom. Gazeta Express e ka konfirmuar se Devolli është ftuar nesër që të raportojë para deputetëve, edhe pse ky i fundit fillimisht nuk pranoi që të paraqitet.

Në vazhdën e raportimeve para komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala do të jap llogari edhe kontribuesi më i madh që e qoi kompaninë publike drejt falimentimit, biznesmeni Blerim Devolli.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli.

“Po mund të konfirmoj se për nesër komisioni hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka ftuar në raportim Blerim Devollin. Mbledhja e komisionit dhe intervistimi pritet të fillojë nga ora 10:00”, deklaroi Avdyli.

Express nga burime mirë të inforumuara merr vesh se Devolli fillimisht ka kundërshtuan raportimin para deputetëve, derisa iu  bë e ditur se një gjë e tillë është e detyrueshme. Rrjedhimisht, u vendos që komisioni të mos e ndërrojë datën e intervistimit dhe Devolli të raportojë nesër.

“Nesër në komisionin hetimor është i ftuar si dëshmitar blerim Devolli. Fillimish nuk ka pranuar mandej i është thënë se e ka detyrim. Mandej është caktuar për nesër e premte. Komisioni ka vendosur mos ta shty më datën e intervistimit”, ka bërë të ditur ky burim.

Në vazhdën e intervistimeve për gjendjen në PTK dhe Vala kanë raportuar disa persona, derisa pritet që të raportojnë edhe krerët e shtetit.

Momentalisht, derisa kontrata në mes të Telekomit e Dardafonit po shkon drejt fundit, nga Z’Mobile kanë shantazhuar me kthim të borxhit prej 26 milionë euro, apo dërgim te përmbaruesi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme