Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Bujanoc sot, për të përuruar përfundimin e punimeve në renovimin e Shkollës fillore në Samolicë, qëndroi Ministri i Drejtësisë së Republikës Kosovës, z. Abelard Tahiri. Financimi i këtij projekti është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit Tahiri i cili gjatë vizitës së parë në Komunën e Bujanocit, në fillim të vitit të kaluar, kishte premtuar për përkrahje konkrete. Ky projekt, është projekti i parë i financuar ndonjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që është realizuar në Komunën e Bujanocit. Me Ministrin Tahiri u dakordua vazhdimi i bashkëpunimit me qëllim të përkrahjeve të projekteve tjera konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës. Like 0
New York Post komenton fushatën e Veselit, flet për efektin elektoral të Trump në Kosovë E përditshmja amerikane New York Post, e cila konsiderohet edhe si gazeta e preferuar …