Kryetari i Komunës së Preshevës bashkë me deputetin shqiptarë në Serbi, Argjend Bajramin sot takuan kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.

Ky është njoftimi i plotë i z.Arifi

Z. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçant të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:
1. Fondin Kombëtar të Solidaritetit
2. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.

Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme