Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e sotëm të pesë shtetasve të Turqisë. Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një adresim për media bëri të ditur se ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me këto arrestime. “Arsyeja e ndalimit është mënyra e qëndrimit e padefinuar, pra të huajt që vijnë në Kosovë i kanë disa procedura që duhet ti kryejnë. Arsyeja e ndalimit është mungesa e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë. Do të interesohem më tutje për ketë temë”, tha Haradinaj. Të arrestuarit janë drejtori i institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan. Like 0
Kryelobisti shqiptaro-amerikan: Kapriçot politike dëmtuan kauzën kombëtare në Luginë Pas dështimit të krijimit të organeve të reja të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe futjes …