Ditë të dorëzimit dhe të pikëllueshme e ka cilësuar atë të sotmen kryetari i grupit parlamentar të Vetëvenedosjes, Glauk Konjufca.

Këtë e ka arsyetuar me dërgimin në Kuvend të ekipit negociator të qeverisë, ku Fatmir Limaj është udhëheqës, shkruan Insajderi.

Konjufca ka thënë se Haradinaj “nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veseli”.

“Sot ishte dita e dorëzimit të Haradinajt dhe Limajt karshi PDK-së dhe projektit të saj që të krijojnë grupin negociator. Kjo tregon vetëm një gjë, që Haradinaj nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit. Është i udhëhequr nga lakmia për pushtet”, ka thënë Konjufca para gazetarëve.

Sipas shefit të deputetëve të VV-së, ndryshimi i Haradinajt dhe Limajt ka ardhur pas takimit që të dy patën me Thaçin.

“Një herë patëm rezistencë, por kjo u shua me dy takimet që i patën me ta”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe seanca ka shkuar në pauzë, pasi kryesuesi Xhavit Haliti ka thënë se ka nevojë për disa konsultime

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme