Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar sot Kryeministres Brnabiq dhe Presidentit Vuçiq nga një libër me titull “Shqiptari imagjinarë” kët e ka bër të diturë vetë deputeti Kamberi në rrjetin social facebook.

Ky është shkrimi i plotë i deputetit Kamberi

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, Kryeministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme