Komuna e Bujanocit ka bër me dije nëpërmes faqes së saj zyrtare se janë paguar shpenzimet e rrugës për nxënësit e shkollave të mesme dhe nga sot mund ti tërheqin mjetet financiare.

Nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit nga sot mund t’i tërheqin mjetet financiare, ngase komuna e Bujanocit sot ka kryer pagesën për shpenzimet e rrugës për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Këto shpenzime vlejnë për muajt shkurt, mars dhe prill 2023, në vlerë prej 3.964.897,44 dinarë, kurse numri i nxënësve përfitues është 544.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme