Në ambientet e sallës së vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, të martën më 23 maj, me fillim prej orës 14:00h, do të promovohet libri “Tërnoci Nëpër Valë Kohe” me autor, Galip Beqiri, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Autori, përmes këtij libri, do të nxjerr në pah shumë ngjarje interesante në periudha tejet të vështira për fshatin më të madh shqiptar në ish Jugosllavi.

Përmes faktografive dhe shënimeve, ky libër do të trajtojë edhe periudhën e luftës së vitit 1999 dhe ate të ish UÇPMB-së, në kohën kur, profesori i sociologjisë, Galip Beqiri ka qenë kryetar i Bashkësisë Lokale të Tërnocit.

Data e promovimit të librit (23 maj), lidhet me ditët e Komandat Lleshit, ku Galip Beqiri, njihet si bashkëpunëtori më i afërt i Ridvan Qazimit – Komandat Lleshit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme