Me iniciativë të Komunës së Bujanocit, ka filluar një aksion i eleminimit të deponive të egra në vendbanimet shqiptare. Bëhet fjalë për deponitë e egra në fshatrat Tërnoc, Samolicë, Nesalcë dhe Letovicë.

Në ditët vijuese, do të vazhdohet me pastrimin e të gjitha deponive të egra në territorin e Komunës së Bujanocit. Sipas Enver Ramadanit, kryeshef për investime, deponitë po pastrohen me kërkesë të qytetarëve dhe tanimë po punohet që këso lloj deponie të menjanohen njëherë e përgjithmon.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme