Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit Komunal z. Enver Ramadani, dje u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës zotëri Besnik Bislimin. Ata diskutuan për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri qytarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, për gjendjen e vëzhtirë socio-ekonomike, për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe problemin e mosintegrimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtërore. Ndër të tjerash ata u dakorduan për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve lokale në Bujanoc dhe institucioneve në Kosovë, me qëllim të harmonizimit të veprimeve dhe realizimit të projekteve konkrete, që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat shoqërore. Zëvendëskryeministri Bislimi premtoi se në shtator në axhendën e tij do të jetë edhe vizita e Luginës së Preshevës. Like 0
Ardita Sinani takon Ambasadorin z.Bardhyl Canaj Sot Ambasadori i Republikës së Shqipëris z.Bardhyl Canaj ka filluar vizitën dy ditore në …