Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit. Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka thënë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinjë arrijnë marrëveshje paqësore nuk mund të kundërshtohet nga askush korrigjimi i kufirit, rrjedhimisht edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Sipas Mustafës, Lugina e Preshevës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Like 0
Thaçi: Nuk mund t’i mbyllim sytë para padrejtësive që Serbia mund t’ua bëjë qytetarëve të Luginës së Preshevës Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. …