Akademik Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Daci sot feston ditëlindjen e 75-të dhe anëtarët e Akademisë mbi këtë moshë nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti.

ASHAK-u njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, akademik Jusuf Bajraktari.

Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme