Njoftim për qytetarët e fshatit Raincë dhe më gjerë

Njoftohen banorët e fshatit Raincë dhe më gjerë që nga ana e Hekurudhave të Serbisë, sot komuna e Preshevës  ka pranuar një shkresë zyrtare, me të cilën n’a kanë njoftuar që për shkak të defektit të një kablli elektrik, rampa në fshatin Raincë përkohësisht do të jetë jashtë funksionit.

Për shkak që problemi nga ana e tyre nuk mund të evitohet në kohë të shkurtër, kanë kërkuar që shenjat e komunikacionit që paralajmërojnë kryqëzimin me hekurudhën ku paralajmërohet që në vendkalimin mbi hekurudhë ka të vendosur rampë automatike, përkohësisht të zëvendësohen me shenja paralajmëruese që nuk ka rampë, pasi aktualisht rampa është jashtë funksonit.

Nga ana e Drejtoratit për punë komunale, ndërtimore dhe banesore janë porositur shenjat dhe do të vendosen në afat sa më të shkurtër, por njëkohësisht apelojmë tek kalimtarët për kujdes të shtuar, me rastin e kalimit në këtë kryqëzim.

Gjatë kalimit të trenit në këtë kryqëzim, makinisti do të ngadalsojë shpejtësinë e qarkullimit të trenit, në mënyrë që të ulet rreziku në këtë kryqëzim.

Pas evitimit të defektit dhe kthimit të normalizimit të punës së rampës, qytetarët e fshatit Raincë dhe më gjerë do të njoftohen përsëri, ku edhe do të rikthehen shenjat përkatëse të komunikacionit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme