Analisti i mirënjohur nga Lëvizja “FOL”, Petrit Zogaj, nëpërmjet një postimi në facebook, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vlerësuar si menaxher i ndonjë salloni flizerësh për burra e gra.

Përderisa ka shpërndar një dekleratë të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi lidhur me emisionin Dpt me Fidanin, që “S’ka marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës pa Preshevën”, analisti Zogaj ka shkruajtur se “ky (Shqiprim Arifi) lidhje s’ka me pozitën që ushtron.

“Ky djali me se shumti me duket si menaxher i ndonje salloni te flokeve, ku gra e burra gravitojne ne te. Pa asnje ofendim per kete lloj biznesi, ama ky lidhje s’ka me poziten qe ushtron” – është shkrimi i plot i analistit Zogaj.

Gjatë orëve të mbrëmjes, kryetari Shqiprim Arifi, ishte mysafir i gazetarit Fidan Jupolli në Televizionin T7.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme