Për herë të parë në sheshin e qytetit të Bujanocit, të shtunën u organizua një mbrëmje me muzikë shqiptare, në të cilën performuan “100% live”, Shoqëria kulturoro-artistike “Presheva” nga Presheva.

E organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me mysafirë të veçantë; veteranët e arsimit , kulturës dhe sportit shqiptarë në Bujanoc, kjo mbrëmje, morri epitetin e një nimsë shumë të qëlluar, ngase edhe përkundër pozitës të cilen ndodhemi, këga shqipe po jehonë në mes të qyteti, dhe se Bujanoci krahas qyteteve tjera nga Kosova dhe Shqipëria, po jep shembullin e zhvillimit të kulturës shqiptare.

E qujatuar “Sofra n’shesh”, mbrëmja e së shtunës, mblodhi rreth vetës dhjetra intelektualë, sportëdashës dhe persona në moshë të lëmive tjera.

Të entuziamzuar me ngjarjen e organizuar, veteranët shqiptarë nga Bujanoci, falenderuar tejamase organizatorët dhe shprehën kënaqësinë e tyre që ishin të ftuarit e kryetarit të Bujanocit.

Megjithate, përveç të të ftuarve, “sofra n’shesh”, mblodhi rreth vetës edhe shumë kalimtarë të rastit nga Bujanoci dhe më gjerë, admirues të këngës së vërtetë shqipe, që nuk rreshtën së transmetuari në rrjetet sociale, si një eveniment shumë të qëlluar.

Kjo mbrëmje, nga shumë qytetarë u vlerësua e një karakteri ndryshe të zhvillimit të kulturës në Bujanoc, gjë që ka munguar deri tani.

Por, jo të gjithë shqiptarët e Bujanocit, ketë organizim me veteranët e arsimit, kulturës dhe sportit shqiptarë e cilësuan si një ngjarje të mirë.

Ishte Arbër Pajaziti, kryetar i Alternativës për Ndryshim – dega në Bujanoc, që nëpërmjet një postimi në facebook, ketë organizim e ka quajtur “Kremtimi i së keqës”.

Në fakt, Pajaziti , ka shkruar se: “Njeriut i falet të kremtojë apo festojë në mënyra të ndryshme, ndonjë sukses a të arritur, apo çfarëdolloj ngjarje që mund ta bëj të ndjehet krenar”/ shkruna Lugina-lajm.

Ja postimi i tij I plot:

KREMTIMI I SË KEQES

Njeriut i falet të kremtojë apo festojë në mënyra të ndryshme, ndonjë sukses a të arritur, apo çfarëdolloj ngjarje që mund ta bëj të ndjehet krenar.
Por, njeriut i falet edhe të kremtojë dështimet!
Të festojë për bllokadat finansiare e krizat sociale. Të kremtojë rritjen dhe fuqizimin e korrupsionit. Dhe të ndjehet krenar!

Në këtë pluralizmin dhe demokracinë e zhvilluar tek ne, njeriut i falet gjithçka! Bile i lejohet edhe të kandidohet për kryetar komune për sa t’i dojë qejfi apo nevoja e klanit të tij.

“Fikë se fikë, bile me muzikë”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme