Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “NE SERBËT NDIHEMI MË TË SIGURT NË PRISHTINË SESA NË VERI TË KOSOVËS Kryetarja e OJQ-së ‘Lëvizja Evropiane’ dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, tha se deri tash nuk është zbardhur asnjë vrasje në veri të Mitrovicës dhe se veriu i Kosovës udhëhiqet nga mafia. Trajkoviq tha se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veriun e Kosovës. Trajkoviq i dha këto deklarata në tribunën me titull “Besimi në Oliverin – Kush po e vret Kosovën”, që u mbajt mbrëmë në Kralevë të Serbisë, raporton gazeta beogradase “Blic”. Debati iu përkushtua motivit dhe hetimit në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, lider i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri të Mitrovicës, kur edhe pas katër muaj hetimesh nuk ka asnjë lëvizje, përcjell Telegrafi. Trajkoviq ka thënë se mënyra e hetimit nga fillimi tregoi për rrjedhjen e informacioneve në drejtim të Beogradit. “Shumë serbë nga Kosova, veçanërisht ne nga enklavat, ndihemi më lirshëm në Prishtinë sesa në veri të Kosovës. Dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, tha Trajkoviq. Një pjesëmarrës tjetër i tribunës, Marko Jakshiq, dhe njëri nga tre këshilltarët komunalë të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, tha se janë bërë përpjekje që hetimeve t’u jepet drejtim tjetër duke bërë që zyrtarët policorë të cilët kanë prekur gëzhojat e fishekëve në vend të krimit t’i ndërlidhin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Dy palët po hetojnë dhe po e bëjnë punën keq. Dhe sikur e ndihmojnë njëri-tjetrin që vrasësi dhe porositësi të mos zbulohen”, tha Jakshiq. Like 0
Deputeti Kamberi ka pritur sot Ambasadorin e SHBA-së, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin serb z.Shaip Kamberi ka pritur sot Ambasadorin e SHBA-së, …