Redaksia e portalit informativ  www.wikiliks.org, njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë, më 16 maj 2018.

Të  nderuar  bashkëqyetarë,

Të  nderuar  besimtarë,

“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, stafi i wikiliks.org , përgëzon besimtarët në Luginë të Preshevës , Shqipëri, Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”.

Jemi në prag të fillimit të Muajit të bekuarë të Ramazanit, muaj në të cilin, Krijuesi ka premtuar falje dhe mëshirë, për të gjith ata që me adhurimet dhe përulësitë e tyre I afrohen Zotit Fuqiplotë.

Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme , të të Gjithëmëshirshmit. Ky muaj ka epitetin për Solidaritet ndër-vllazëror, për maturimin e zemrave, për Fisnikrimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësis. Duke ju dëshiruarë agjërim të lehtë .

 

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme