Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të ditës, situatën aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Seanca është paraparë që të fillojë në orën 11:00, dhe do të diskutohet edhe për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.

Komisioni për Arsim ka diskutuar lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës.

Më këtë rast kanë vendos që të thirret seancë e jashtëzakonshme për të ditën e sotme ku do të dilet me një vendim obligues për ndihmë Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme