Dukuria e Fake profilave në Facebook ka ekzistuar që nga themelimi i këtij rrjeti social. Sipas statistikave të vetë Facebook-ut prej 1.65 mld sa janë shfrytëzues të këtij rrjeti social 6 – 11 përqind e profilave janë të rrejshëm.

Pra Fake profilat janë një problem i përgjithshëm në këtë rrjet social.

Por, kjo që po ndodhë në Luginë të Preshevës e vecanërisht Bujanoc me “lulëzimin” e fake profilave po rrezikon të zhbëjë partitë politike dhe aktivitetin e tyre, sepse këto profile të rrejshme, që po tentojnë me kriju opinion publik, po dëshmojnë se personave prapa tyre i mungon jo vetëm kultura politike, por, edhe edukata elementare familjare.

Fyerjet, shpifjet, ngacmimet përbuzja ndaj tjerëve që po nxitin këtë të ashtuquajtur opinionista po tentojnë të ndërtojnë një opinon publik plotësisht të kundërt me kulturën dhe traditën demokratike por edhe atë kombëtare.

“Çdo person supozon tjetrin me atë që e ka vetë…. I miri i sheh të tjerët si të mirë i keqi i sheh të tjerët si është vet” thotë një fjalë e urtë, prandaj vetë opinionet e këtyre Zorrove të Facebook-ut flasin se cafërë personi qëndron prapa këtij Fake profili.

Një parti serioze politike nuk guxon që Politiken dhe Opinionet e veta t’i transmetojë përmes opinioneve të personave me maska. Nëse ndodh ashtu, do të thotë se ajo parti nuk ka kurrëfarë vlere politike, morale e kombëtare përveç fyerjes ndaj tetrit. Suksesi nuk mund të bazohet në sharjet ndaj tjetrit.

Një parti serioze politike i shpall opinionet e veta në mënyrë transparente-pavarësisht se a i pëlqejnë ato qëndrime dikujt apo ka edhe të atillë që nuk pajtohen.

Sa për PVD-në, si parti e cila së shpejti do të shënojë 29 vjetorin e themelimit të vet, e cila në gjithë periudhën e vet të ekzistimit, që nga fillimet e saj ka patur politikë transparente, nuk ka nevojë t’i dalë në mbrojte apo të promovojë politikën e saj askush që fshihet prapa profileve të rrejshme.

PVD ka kryetarin, kryesinë dhe strukturat e saja organizative që e përfaqësojnë. Ajo shpreh vendimet, qëndrimet dhe opinionet e veta në mënyrë transparente në disa profile pubike në facebook dhe mjetet tjera të informimit. PVD nuk ka nevojë për një Zorro, PVD nuk ka nevojë për mbrojtës me maska.

“Lufto për të drejtën edhe kur mbetesh i vetëm” është një thënie e Pejgamberit Islam, Muhamedit a.s, prandaj, në rrethanat kur secili e ka lirinë për të kritikuar, pa kurrëfarë pasojë për këtë, që e ka lirinë e shfrenuar për të sharë presidentat e shtetit, liderë partishë dhe personalitete publike, nuk ka asnjë arsyetim që në mbrojtë të “drejtësisë të fshehë fytyrën e vet”.

Për cdo kritikë ashtu sikurse edhe për cdo lavdëratë – opinionisti duhet të jetë i njohur për opinionin për të qenë i besueshëm. Fshehja e personalitetit, zakonisht, në demokracitë e përparuara është dukuri të cilën e shfrytëzojnë personat që kanë problem me ligjin, apo që luajnë lojra nga prapaskena për interes dhe llogari të dikujt tjetër

PVD, ashtu sic i ka mbijetura dhe ka dalë triumfuese ndaj shumë fortunave që kanë kaluar këndejpari do t’i tejkalojë edhe këto të sotmet. Profilet e rrejshme nuk përbëjnë kërcënim për PVD-në. Ato janë kërcënim për moralin tonë të përbashkët.

Ato më tepër kërcënojnë dhe poshtrojnë subjektet të cilat i promovojnë. PVD, sikurse gjithmonë ka guximin me dalë me u përballë edhe në këto zgjedhje sikurse në të kaluarat me gjithë ato që i ka premtuar dhe realizuar apo edhe që nuk është realizuar. Kjo është një guxim politik dhe qytetarë që i mungon atyre subjekteve që sharjen përmes profilave të rrejshëm e kanë bërë aktivitetin kryesorë politik.

Në fund le të vendosë qytetari kush duhet t’a përfaqësojë, ka shkruar kryetari Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme