Është bërë e ditur se në të gjithë Evropën, shtetet po lehtësojnë masat kufizuese, duke shpresuar se nuk do të mbërrijnë në një valë të dytë të infeksioneve.

Në Francë, shkollat fillore do të fillojnë me numër të vogël të nxënësve sot, dhe dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe luleshitës do të rihapen. Restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Në Belgjikë, shumica e biznesit do të hapet të hënën megjithëse me distancim shoqëror. Restorantet, baret dhe kafenetë mbeten të mbyllura.

Në Holandë, shkollat fillore do të rihapen pjesërisht sot. Do të hapen gjithashtu biblioteka, fizioterapistë, autoshkollë dhe parukierë.

Në Zvicër, shkollat fillore dhe ato të mesme do të hapen, por klasat do të zvogëlohen në numër. Restorantet, libraritë dhe muzetë gjithashtu mund të hapen por me kufizime të caktuara.

Në disa rajone të Spanjës, mbledhjet e deri në dhjetë njerëz do të lejohen dhe hapësirat në natyrë në restorante mund të rihapen me masa distancimi shoqëror.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Anglia do të lehtësojë disa nga masat e bllokimit këtë javë, por pjesë të tjera të saj do të vijojnë me udhëzime më të rrepta.

Në Danimarkë, qendrat tregtare mund të rihapen të hënën ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen këtë javë – megjithëse turistët e huaj do të duhet akoma të karantinohen për dy javë.

Vende të tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar t’i lehtësojnë kufizimet e tyre.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme