Të shtunën, më 18 mars 2023, Bujanoci do të jetë nikoqir i bletarëve nga gjithë rajoni në panairin e saj të shtatë ndërkombëtar të bletarëve ”Bleta nuk njeh kufi”.

Panairi do të mbahet në Qendrën Sportive ”Rinia” në Bujanoc duke filluar prej orës 10:00.

Pjesëmarrjen në këtë panair e kanë konfirmuar bletarët nga pothuajse gjithë Ballkani.

Ky panair organizohet nga shoqatat e bletarëve nga Bujanoci ”Polen 2012”, ”Nectar 2022” dhe ”Apicula”.

Panairi edhe këtë vit është mbështetur financiarisht nga Komuna e Bujanocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme