Nën organizimin e Odës Ekonomike në Bujanoc dhe në përkrahje të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, dhjetra biznesmenë lokal nga Bujanoci, gjatë dy ditëve të vikendit, kanë vizituar panairin ndërkombëtar të biznesit “Kavala Expo 2019” në Greqi.

Siç merret vesh nga ky udhëtim, ndërmarrësit lokal nga Bujanoci, janë njoftuar nga afër për mundësitë që sjell tregu grek, rrespektivisht ofertat për lëndët e para të prodhimit, si dhe për makineritë e punës më bashkohore industriale.

Gjithashtu, ky panair i biznesit në Kavalla të Greqisë,, biznesmenëve lokal, i’u ka shkëmbyer për informata të ndërsjellta me disa nga kompanitë prezentuese që në numër ishin mbi 150 kompani.

Megjithate, kjo është hera e dytë që Oda Ekonomike në Bujanoc, në bashkëpunim me kabinetin e kryetarit Shaip Kamberi, organizon pjesëmarrje të bizneseve lokale në Panairet ndërkomëbatare të biznesit. Vitin e kaluar, bizneset nga Bujanoci, vizituan Panairin ndërkombëtar të biznesit në Tiranë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme